Moti në Shqipëri

07:10 | 6 Dhjetor 2024
K.B

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat në zonat veriore dhe Jugperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të shtojë vranësirat dhe lagështirën në ajër në të gjithë territorin shqiptar, duke rritur mundësinë për reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme