Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës në hendboll, Rahoveci, ka vazhduar serinë e fitoreve, duke mposhtur Prishtinën me rezultat bindës 46:28 në një ndeshje të mbetur nga xhiroja e dhjetë.
Ndeshja, e cila qe shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit, është zhvilluar të enjten mbrëma në kryeqytet.
Prishtina ka dominuar në pesëmbëdhjetë minutat e para, por Rahoveci ia ka dalë ta përmbysë rezultatin dhe të krijojë një epërsi të qëndrueshme deri në fund.
Mali Luzha ka shkëlqyer për Rahovecin me dymbëdhjetë gola, ndërsa Arbios Mushkolaj dhe Alban Haziri kanë kontribuuar secili me nga gjashtë gola. Granit Kadiri ka shtuar katër gola, ndërsa nëntë lojtarë të tjerë të Rahovecit kanë gjetur rrjetën.
Për Prishtinën, Oltion Beshiri ka qenë më i dalluari me dhjetë gola, ndërsa Gent Bajrami dhe Edon Shaqiri kanë shënuar nga katër gola secili.
Pas kësaj fitore, Rahoveci mbetet në krye të tabelës me njëzet pikë, ndërsa Prishtina renditet e katërta me dymbëdhjetë pikë./rtk
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...