Ekipi i Lionel Messit, Inter Miami, do të përballet me skuadrat FC Porto, Palmeiras dhe Al Ahly në Botërorin e Klubeve të FIFA-s.
Shorti i garës është hedhur të enjten në Miami, ku tridhjetë e dy ekipe janë ndarë në tetë grupe.
Turneu pritet të nisë më 15 qershor me ndeshjen hapëse në të njëjtin qytet dhe do të zgjasë deri në korrik.
Hedhja e shortit u drejtua nga legjenda italiane Alessandro Del Piero, ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, shprehu përkrahjen e tij për turneun përmes një mesazhi të regjistruar.
“Ky event do të jetë i jashtëzakonshëm. Do të përpiqem të jem atje. Nëse mundem, do të jem, por do të shohim çfarë ndodh”, ka thënë Trump, duke komplimentuar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe duke vënë në dukje rritjen e popullaritetit të futbollit në SHBA.
Rama ndan pamje nga investimet për transformimin e infrastru...
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4