Google ADS

Votohet në lexim të dytë Projektligji për Lojërat Mesdhetare

21:36 | 5 Dhjetor 2024
E.G

Në seancën plenare e cila po vazhdon ende në Kuvendin e Kosovës me 63 vota deputetesh ka kaluar në lexim të dytë Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”.

Gjithashtu në këto orë deputetët me 63 vota i dhanë dritë jeshile edhe Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimin e Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në lexim të dytë kaloi edhe Projektligji për Shërbimet e Pagesave, i cili mori 62 vota deputetësh.

Aty u shqyrtua edhe Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore, ku mori votat e deputetëve. Me këtë pikë u mbyllë seanca maratonike, por një tjetër u hap menjëherë me kërkesë të 40 deputetë të mazhorancës me vetëm një pikë të rendit të ditës.

Me shmangie të procedurave iu hap rrugë shqyrtimit të Projektligjit për Gjykatën Administrative

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se kjo ka qenë një nga zotimet e tyre të rëndësishme politike në funksion të avancimit të drejtësisë administrative.

Kryetari Konjufca tha se fjalimi i Rrustemit ishte pak fjalim i Komisionit e pak i Vetëvendosjes.

Ligji kaloi me 62 vota, dhe kështu u mbyllën edhe punimet e seancës së veçantë, që kishte veç këtë pik.

Ndërkaq kryaparlamentari mori miratimin e deputetëve që t’i kthehen pikave të mbetura më herët për siç tha t’i shkojnë agjendës deri në fund.

Pikat që nuk arritën të diskutohen në mungesë të opozitës si propozues thase barten për një seancë që kreu i Kuvendit e quajti eventuale.

 

Të ngjashme