Presidenti rus Vladimir Putin hodhi dyshime mbi nevojën e Moskës për të mbajtur rezerva valutore, duke sugjeruar se Bitcoin mund të ofrojë një alternativë më të mirë.
“Një pyetje legjitime: pse të grumbullohen rezerva nëse ato mund të humbasin kaq lehtë?”, Putin tha në një konferencë investimi, sipas Reuters, përcjell Telegrafi.
Deklaratat e së mërkurës i referohen përplasjeve të Kremlinit me qeveritë perëndimore që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, gjë që bëri që SHBA dhe aleatët e saj të ngrinin rezervat valutore të Rusisë me vlerë rreth 300 miliardë dollarë.
Pavarësisht protestave të Moskës, vendet e Grupit të Shtatë po debatojnë mbi strategjitë se si të përdorin fondet për të mbështetur Kievin.
Në tetor, Mbretëria e Bashkuar i dha Ukrainës një hua prej 3 miliardë dollarësh duke përdorur fitimet nga asetet e ngrira.
Putin tha se konfiskimi i rezervave të tij është i dëmshëm për reputacionin dhe pozitën e dollarit amerikan si aktivi kryesor i rezervës së bankës qendrore, dhe tha se vendet tashmë janë kthyer në kriptomonedha si një alternativë.
“Për shembull, Bitcoin. Kush mund ta ndalojë atë? Askush”, citohet të ketë shtuar Putin.
Përveç Bitcoin, ai promovoi sistemet e ardhshme të pagesave elektronike si një opsion tjetër.
Në tetor, Putin bëri thirrje që blloku i ekonomive në zhvillim BRICS të krijojë një sistem alternativ pagese, duke pasur parasysh përjashtimin e Moskës nga sistemi i mesazheve financiare SWIFT i dominuar nga dollarët amerikanë.
Ndërsa sanksionet perëndimore kanë krijuar vështirësi ekonomike mbi Rusinë, Kremlini ka filluar gjithnjë e më shumë të përqafojë asetet dixhitale, duke shënuar një ndryshim nga qëndrimi i tij i mëparshëm anti-kripto.
Rusia, e cila propozoi një ndalim të përgjithshëm të kriptove në vitin 2022, tani lejon pagesat në monedhë dixhitale dhe po kërkon të prezantojë një rubla dixhitale verën e ardhshme.
Javën e kaluar, Moscow Times raportoi se Putin nënshkroi një ligj që krijon një kornizë ligjore tatimore për “minatorët dhe transaksionet e kriptove”. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...