Projektligji i cili tash e 10 muaj nuk po arrinë të marrë votat e deputetëve, ai për Shëndetin Riprodhues dhe Fertizilimin e Asistuar Mjekësor, nuk arriti as sonte në Kuvend të marr epilog. Kjo pasi janë bllokuar në amendamentin numër 5 i propozuar nga ish- deputeti i LVV-së, Visar Korenica amendament i cili edhe në këtë seancë dështoi të marr vota deputetësh.
Ndonëse fizikisht ishin të pranishëm, rreth 15 deputetë nuk morrën pjesë fare në votim dhe i njëjti nuk arriti të kalonte.
Por, 61 vota në këtë seancë mori Ligji për Bankat. Me 62 vota për u miratua ai për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Ndërkaq me 63 vota kaloi në lexim të dytë Ligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Aty u bë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin e Plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Ministri Hekuran Murati se ky projektligj parasheh harmonizimin me direktivat aktuale të BE-së dhe përmbushjen e njërit prej kritereve tjera që parashihen për anëtarësimin e Kosovës në zonën e pagesave me euro e me transaksione ndërkombëtare, në mënyrë që të lehtësohen transferet dhe zvogëlohen kostot. Ky projektligj mori 62 vota deputetësh ndërsa u kërkua shmangie nga Rregullorja e Kuvendit që i njëjti të kalojë edhe në lexim të dytë sonte.
Me 63 vota u miratua edhe Projektligji për Shërbimet e Pagesave. Ministri Murati tha se përmes tij synohet krijimi i një tregu më të integruar i pagesave në vend, i njëjti do të trajtohet edhe në lexim të dytë sonte, pasi u votua për shmangie të Rregullores.
/rtk
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...