Google ADS

Djali i Fadil Fazliut flet për arrestimin e babait të tij: Nuk më treguan se kur do të transferohet në Hagë

16:29 | 5 Dhjetor 2024
R J

Gjatë aksionit të sotshëm për arrestimin e disa figurave të njohura politike të Kosovës si dhe familjar të dëshmorëve, në mesin e tyre është arrestuar dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu.

Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet për arrestimet e sotme

Aksioni i sotëm i Speciales dhe prangosja e Isni Kilaj, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut

Lidhur me këtë, djali i Fadil Fazliut, Fahri Fazliu është deklaruar para mediave, i cili mohon të ketë pasur bastisje në shtëpinë e tij, mirëpo thotë se ishin vetëm xhipa të EULEX-it.

“Unë sot isha afër këtu nuk më lejuan të hy të përshëndeten me të insistova, shëndeti i tij më thanë se është mirë”, tha ai.

Tutje, ai tha se nuk ka pasur ndonjë bastisje në shtëpinë e tyre, dhe nuk i treguar se kur do të transferohet në Hagë.

Djali i Fadil Fazliut shihet para objektit te EULEX-it

“Në shtëpinë tonë sot nuk ka pasur bastisje kanë qenë disa xhipa të EULEXI-it. Jo nuk më treguan se kur do të transferohet në Hagë”, shtoi ai.

Ndryshe, Fadil Fazliu po mbahet në zyrat e EULEX-it, nga ku pritet të niset për në Hagë, së bashku me dy të arrestuarit tjerë, ish-kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, si dhe ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Djali i Isni Kilaj largohet nga objekti i Eulexit, nuk dëshiron të deklarohet për media

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) me autorizim të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të zbardhur mëngjesi i ditës së sotme, ka nisur aksionin për arrestimin e disa e disa figurave të njohura politike të Kosovës si dhe familjar të dëshmorëvë.

Nga këto operacione, të arrestuar deri tani janë ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj si dhe vëllai i dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliu./Arbresh.info/

Të ngjashme