Klinaku konfirmon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit, por jo dhe arrestimin

15:46 | 5 Dhjetor 2024
R J

Në aksionin e së enjtes të ndërmarr nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë me autorizim të Gjykatës Speciale, përveç arrestimit të ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj si dhe vëllai i dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliu, është bastisur edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Bastisja e shtëpisë së ish-ministrit Kuçi, po vazhdon ende.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Mirëpo, edhe pse në disa media është raportuar se Kuci është arrestuar, Klinaku tha se nuk ka ndonjë informacion rreth arrestimit të tij.

Në media po qarkullojnë lajmet se është arrestuar ish-ministri Kuqi, mirëpo lidhur me këtë, Klinaku tha se ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet për arrestimet e sotme

 

Të ngjashme