Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Emrie Bashota i është bashkuar AAK-së.
Haradinaj tha se Bashota është juriste me profesion dhe përfaqësuese e gjeneratës së re.
“Emrie Bashota, juriste me profesion dhe përfaqësuese e gjeneratës së re, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. E vlerësoj lartë gatishmërinë e saj për t’u rreshtuar krah vizionit tonë politik, duke sjellë energji të re dhe ekspertizë profesionale në rrugëtimin tonë drejt fitores”, shkruan Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...