Certifikohen edhe 27 Instruktor të rijnë të FSK-së

14:50 | 5 Dhjetor 2024
E.H

Edhe 27 Instruktorë të rijnë i janë bashkangjitur Trupës së Instruktorëve të FSK-së.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili theksoi se sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar “Kursi për Instruktor” me Ekipin e BMATT-it, përcjell Arbresh.info.

““Kursi për Instruktor” i bazuar në programin e BMATT që kombinon pjesën teorike me atë praktike, ka pasur për qëllim që të përgatis dhe certifikoj Instruktor për stërvitjen e njësive të FSK-së duke ju ofruar kursantëve, njohuri të reja për punën e përditshme në realizimin me sukses të kurseve dhe stërvitjeve në FSK. Ushtararakët tanë gjithnjë e më të përgatitur profesionalisht”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme