Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.H., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të prokurorisë, rasti kishte ndodhur në tetor të këtij viti në komunën e Vitisë, kur i dyshuarit me inicialet B.H kishte tentuar ta privojë nga jeta, tashmë të dëmtuarin R.E, duke e goditur me thikë në anën e majtë të kraharorit.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.H., me datën 23 tetor 2024, në komunën e Vitisë, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin R.E., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve verbale që kanë pasur mes vete, i pandehuri me mjet të përshtatshëm, me thikë e ka goditur të dëmtuarin në anën e majtë të kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë, i pandehuri i lartshënuar, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjendet nën masën e paraburgimit prej datës 23 tetor 2024./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...