Klinika e Stomatologjisë është furnizuar me 24 karrige moderne stomatologjike.
Kështu bën të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Shërbime të reja, metoda të avancuara dhe karrige moderne në stomatologjinë publike Sot, stomatologjia u furnizua me 24 karrige moderne stomatologjike – kontigjentin e dytë pas pak kohësh, të pajisura me instrumente të integruara, të dizajnuara për rehati maksimale për pacientët dhe lehtësi pune për dentistët”, shkruan ministri.