Google ADS

Dy ndeshje të Kupës së Kosovës sonte

08:50 | 5 Dhjetor 2024
D.H

Kupa e Kosovës vazhdon edhe sonte në elitën e basketbollit kosovar me dy ndeshjet e radhës çerekfinale.

Pas fitores së mbrëmshme nga Peja dhe Vëllaznimi tashmë është radha e kampiones, Trepçës dhe Bashkimit, shkruan Arbresh.info.

Mitrovicasit do të udhëtojnë në Prizreni, për t’u përballur me Proton Cable.

Ndërsa skuadra tjetër, Bashkimi do të jetë mysafire e Borës në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Dy sfidat e sotme luhen me fillim nga ora 19:00.

Ndeshjet çerekfinale këtë sezon luhen me sivjet vajtje ardhje. Sfidat e kthimit luhen javën tjetër.

Kampion në fuqi i Kupës së Kosovës është Trepça që mposhti Sigal Prishtinën në “Final 8” e organizuar në Gjakovë vitin e kaluar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme