Sveçla viziton Akademinë e Mbrojtjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dhabi

08:12 | 5 Dhjetor 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka vizituar Akademinë e Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dhabi dhe Qendrën e mbikqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit.

Sveçla thotë se ka parë nga afër nivelet e trajnimit dhe reagimit në 19 nivele të emergjencave civile.

“Nga krerët e këtyre tri institucioneve, Kolonel Adel Ali Alsamri nga Mbrojtja Civile, Abdulaziz Alamed nga Drejtoria e Përgjithshme e Operacioneve Qendrore dhe dhe Mubark Al Kalily nga Qendra e mbikqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit, pranuam gatishmërinë e tyre të plotë për institucionet e Republikës së Kosovës si në ofrimin e trajnimeve ashtu, në shkëmbimin e përvojave më të mira në parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”, shkruan ministri në Facebook, transmeton Arbresh.info

Postimi i plotë:

Në kuadër të qëndrimit tim në Emiratet e Bashkuara Arabe, me kënaqësi pranova ftesën që të vizitoj Akademinë e Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dhabi dhe Qendrën e mbikqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit.

Në këto tri vizita shumë të vlefshme për Ministrinë tonë, pamë nga afër nivelet e trajnimit dhe reagimit në 19 nivele të emergjencave civile, funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Operacioneve Qëndrore si mekanizëm koordinues ndërinstitucional në vlerësimin dhe analizën e rriskut, parandalimin dhe reagimin në rastet e cënimit të sigurisë dhe jo vetëm si dhe në mbikqyrjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Nga krerët e këtyre tri institucioneve, Kolonel Adel Ali Alsamri nga Mbrojtja Civile, Abdulaziz Alamed nga Drejtoria e Përgjithshme e Operacioneve Qendrore dhe dhe Mubark Al Kalily nga Qendra e mbikqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit, pranuam gatishmërinë e tyre të plotë për institucionet e Republikës së Kosovës si në ofrimin e trajnimeve ashtu, në shkëmbimin e përvojave më të mira në parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme