Google ADS

“Matrix”, në pranga krijuesi/ Arrestohet në Spanjë një 52-vjeçar, një nga themeluesit e aplikacionit

23:40 | 4 Dhjetor 2024
Q L

Një ditë pas operacionit te zhvilluar nga vendet evropiane për goditjen e matrix, në Spanjë ka rënë në pranga një 52-vjeçar lituanez, i cili është një nga pronarët dhe kryente edhe rolin e menaxherit të platformës, ndërkohe është arrestuar edhe një ndihmës i tij nga Holanda.

Po ashtu janë kontrolluar qindra banesa, në Holandë, Itali, Lituani dhe shtete të tjera. Nga hetimet rezulton se Matrix është një nga platformat e përhapura ne me shume gjuhe se çdo paraardhës i tij i përdorur nga krimi.

Rezulton se ne nivel global ekzistojnë mbi 8 mije llogari përdoruesish, te cilët kryenin pagesa nga 1360 deri ne 1700 dollarë çdo 6 muaj. Ndërsa pagesat kryheshin me kriptomonedha.

Por jo çdokush mund te futej ne aplikacion pasi duhej një ftese nga brenda rrjetit.

Pas sekuestrimit te 970 aparateve celulare një detaj , i cili bie ne sy i zbuluar gjate hetimeve është se aplikacioni matrix ishte i instaluar ne telefonat google pixel.

Platforma njihej me 4 emra te ndryshëm si matrix, totalsec, x-quantum dhe q-safe.

Zbërthimi i aplikacionit Matrix, zbuloi se mes 33 gjuhëve të përdorura në këtë platformë është edhe gjuha shqipe. Aksioni për deshifrimin e mesazheve që shkëmbeheshin gjerësisht nga banda kriminale, u krye nga Franca, Holanda, dhe Italia, mbështetur nga agjenci të tjera ligjzbatuese.

Europol thotë se serverat e këtij aplikacioni me mesazhe të koduar ishin të vendosura në Francë dhe në Gjermani, baza këto të goditura në aksionin e fundit.

Sipas Europol mesazhet kane te bejne me se shumti per trafik droge, pastrim parash, trafik armesh dhe ngjarje kriminale. Këto 2.3 milion mesazhe që janë mundur të zbërthehen do të përdoren nga autoritetet për hetime të mëtejshme kundër grupeve kriminale./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme