Humbja nga Rilindja 1974 dhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ka lënë pasoja tek skuadra e Ballkanit.
Trajneri aktual, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga klubi suharekas, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra portokallezinjë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme. Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës”, shkruhet në njoftimin e kampionit të Kosovës.
Pollozhani e ka marrë dretjmin e Ballkanit pas largimit të Ilir Dajës në fillim të këtij sezoni./Arbresh.info
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...