Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur konkursin për mësimdhënësit që dëshirojnë të aplikojnë për Licencën e Avancuar për Mësimdhënie.
Në një postim, ministrja Nagavci ka theksuar se ky hap është shumë i rëndësishëm për përmirësimin dhe avancimin e performancës së mësimdhënësve.
“Në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të performancës së tyre kemi hapur sot thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie”, tha ajo.
Ajo ka bërë të ditur se thirrja vlen për mësimdhënësit e profileve si më poshtë:
1. Mësues të arsimit fillor;
2. Mësimdhënës të lëndës “Matematikë” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML);
3. Mësimdhënës të lëndës “Gjuhë shqipe” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML)./Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...