Linja të imta vertikale të cilat gjenden nën buzën e poshtme shënojnë pikëllim dhe pakënaqësi me jetën.
Rrudhat janë “pasqyrë” e jetës dhe e së kaluarës sonë.
Lexoni cilat emocione na paralajmërojnë!
Balli
Rrudhat horizontale tregojnë brengosje të madhe, mirëpo te personat e rinj mund të tregojnë konsumim të tepërt të sheqerit, produkteve të qumështit, vajrave me prejardhje bimore dhe shtazore dhe yndyrave.
Dy rrudha vertikale midis vetullave tregojnë hidhërimin ose zemërimin e mbajtur brenda vetes i cili mund të shfaqet me padurim, frustrim ose me monotoni. Nëse ato rrudha shkojnë më poshtë, në drejtim të hundës, mund të kenë kuptimin e brengosjes dhe përqendrimit të tepërt.
Faqet
Linjat vertikale në faqe janë shenjë e stresit të madh dhe të vazhdueshëm. Rrudhat nazolabiale janë linja të kuptimit të jetës ose qëllimit dhe tregojnë sa gjatë vërtet jetoni në jetën reale.
Nëse janë shumë të thella dhe nuk i keni ende 50 vjeç, ndoshta është koha për “pastrimin” e jetës nga besimet dhe idetë, por edhe koha për detoksikim, sepse kjo zonë është e lidhur me zorrën e trashë, transmeton Telegrafi.
Sytë
Rrudhat të cilat “ngrihen” nga këndi i jashtëm në formë harku në drejtimin lart tregojnë për lumturinë dhe gëzimin, ndërkaq ato të cilat lëshohen në drejtim të mollëzave ose edhe më poshtë nëpër faqe, janë shenjë e vuajtjes, trishtimit dhe pikëllimit.
Buzët
Linjat e imëta vertikale mbi buzën e sipërme tregojnë kujdes të tepruar – koha është që të filloni t’ia plotësoni dëshirat vetes.
Shpesh janë të shoqëruara me rrudha të shkurtra të “zhgënjimit”, të cilat nga këndet e buzëve lëshohen pjerrtas në drejtim të nofullës. Linjat e imta vertikale, të cilat gjenden në buzën e poshtme, tregojnë zemërimin dhe pakënaqësinë me jetën.
Mjekra
Linjat vertikale në mjekër vështirë vërehen te personat e rinj, ndërsa kanë të bëjnë me frikën irracionale. Shpesh lëkura në atë zonë merr pamje të lëkurës së portokallit. /Telegrafi/
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...