Pas takimit me Përfaqësuesen e re të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga Presidenti i ri i Këshillit Evropian, António Costa.
Kurti e uroi ish-Kryeministrin e Portugalisë për rolin e ri dhe angazhimin tashmë si President i Këshillit Evropian, duke shprehur edhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë. Gjithashtu e falënderoi për mikpritjen dhe për darkën e organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor, shkruan Arbresh.info.
Përgjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, u trajtuan një sërë çështjesh, kryesisht me fokus në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova ka njohur veçanërisht në katër vitet e fundit rritje ekonomike dhe progres demokratik, të dëshmuar edhe nga matjet ndërkombëtare dhe rankimet e larta të organizatave si World Justice Project, Freedom House, Transparency International, Instituti V-Dem, apo edhe FMN-ja dhe Banka Botërore.
Shtoi se edhe Raporti për Vendin 2024 e etabloi Kosovën si një nga performuesit më të mirë të rajonit.
Në kuadër edhe të Planit të Rritjes, Kosova dëshmoi përgatitjen e saj institucionale, gjersa në zbatimin e agjendës së reformave ERA II u arrit një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) niveli i zbatimit në vitin 2023 arriti në 66.12%.
Së bashku edhe me përafrimin e standardeve me ato të Bashkimit Evropian si dhe linjëzimin me politikat e BE-së, kryeministri Kurti nënvizoi se të gjithë faktorët janë tregues të zhvillimit e progresit të vendit dhe gatishmërisë për hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, në një proces të bazuar në meritokraci.
Kësisoj, ai rikujtoi rëndësinë e ofrimit sa më shpejtë të pyetësorit dhe vendit kandidat si rezultat, pasi Kosova është demokracia me e zhvilluar e rajonit.
Kurti theksoi dhe nevojën për heqjen sa më parë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës.
Më tej, kryeministri foli dhe rreth situatës së sigurisë dhe sulmeve të fundit.
Ai e informoi Presidentin Costa mbi sulmin kinetik terrorist të së premtes së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe qëllimin e këtij sulmi për të dëmtuar prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin e ujit, nga i cili më shumë se gjysma e popullsisë do të mbetej pa energji elektrike dhe ujë.
Ai theksoi rëndësinë e arrestimit dhe ekstradimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin Prokuroria tashmë ka një aktakuzë prej 160 faqesh për të dhe grupin e tij, dhe i cili vazhdon të paraqesë rrezik për sigurinë e vendit dhe të rajonit për sa kohë që endet i lirë në Serbi dhe ka mbështetjen e Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe aparatit shtetëror atje./Arbresh.info/
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...