Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Prizreni.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se do ta mbrojmë familjen dhe do të ndërprejmë padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve në tatimin në pronë.
“Në qytetin e Lidhjes Shqiptare, prezantuam ekipin tonë të fortë për Kuvendin e Kosovës: Besnik Krasniqi, Luljetë Berisha, Edmond Hoxha, Abdylnaser Sefa dhe Armend Memqaj. Bashkë me ta, do t’i japim fund vuajtjes së qytetarëve për ujë të pijshëm me ndërtimin e digës së Manastiricës, do ta funksionalizojmë zonën industriale dhe do ta mbrojmë trashëgiminë historike të Prizrenit. Do ta mbrojmë familjen dhe do të ndërprejmë padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve në tatimin në pronë”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj tha se “ashtu siç e ngritëm Ushtrinë e Kosovës dhe vendosëm taksën 100%, do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë”.
“Me përvojën tonë në qeverisje dhe me program konkret ekonomik, do të sigurojmë paga minimale 500 euro dhe mesatare 1000 euro, do të barazojmë pensionet me pagën minimale, do të ulim TVSH-në për ushqimet bazë dhe do të heqim akcizën e naftës për bujqit. Ashtu siç e ngritëm Ushtrinë e Kosovës dhe vendosëm taksën 100%, do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë. Ne jemi Kosova që di të ngrihet. Ne jemi Kosova Fituese”, është shprehur Haradinaj.
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthca...
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, mbi 10 milionë banorë mbeten...
Rrëzohet Qeveria franceze
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Rrëzohet qeveria franceze, deputetët votojnë mocionin e mosb...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...