Futbollistja me rrënjë shqiptare, Kosovare Asllani, ka qenë protagoniste në ndeshjen e Suedisë kundër Serbisë, duke shënuar një gol në minutën e nëntëmbëdhjetë të ndeshjes, e cila po vazhdon të zhvillohet.
Suedia e ka filluar ndeshjen me dominim, duke kaluar në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë përmes një penalltie të realizuar nga Angeldal. Vetëm tre minuta më pas, Asllani e ka shënuar golin e dytë.
Dominimi suedez ka vazhduar kur Blackstenius ka realizuar dy herë, fillimisht në minutën e njëzet e gjashtë dhe më pas në minutën e katërt të kohës shtesë së pjesës së parë, duke e mbyllur këtë pjesë me rezultatin 4-0 në favor të Suedisë./rtk
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru