Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka komentuar situatën e sigurisë në veri të vendit pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.
Sipas Sylejmanit, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë situata është përkeqësuar ndjeshëm, duke u karakterizuar nga incidente të rënda të vazhdueshme, përfshirë shpërthime dhe sulme të mirëorganizuara nga grupe të vogla kriminale.
“Tjetër situatë ka qenë para rastit të Banjskës me incidente më të vogla, por pas rastit të Banjskës është në vazhdim një situatë e cila në mënyrë permanente paraqet rrezikshmëri me ndodhi të rasteve, sikurse rasti i shpërthimit. Nuk ka javë që nuk ka ndonjë incidente të natyrës së rëndë me shpërthime apo përmes formave të ndryshme. Për mua është konstant një terren, i cili kohë pas kohe, pas rastit të Banjës, edhe vetë situata dhe të involvuarit në atë rast e kanë ndërruar mënyrën e veprimet. Me grupe të vogla, godasin”, ka thënë Sylejmani në FIVE.
Ai paralajmëroi se këto grupe veprojnë me precizitet, duke goditur pikat më të dobëta të infrastrukturës – siç ishte rasti me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Sikur që ka ndodh aty apo diku tjetër që ka ndodhë, apo zjarrvënie nuk kërkojnë shumë kohë. Pasi paraprakisht përgatitet mjeti i improvizuar apo i gatshëm dhe vendoset 10 minuta që i duhet.
Ata kanë instruksione nga ata që kanë marrë në ndërtimin e asaj par shumë vjetëve. Dhe i kanë pasur në dispozicion të gjitha të dhënat dhe e kanë goditur aty ku janë pikat më të dobëta, në atë nivelin mbitokësor”, ka shtuar Sylejmani.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për përfshirjen në sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë, Zubin Potok.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit