Google ADS

“Jam pastruesi më i mirë i tualeteve në Kosovë”, debat i ashpër mes Xuxit dhe Sarës

17:52 | 3 Dhjetor 2024
Q L

Ndarja e detyrave të shtëpisë nga kapitenët, Sara dhe Drilon kanë sjellë edhe debate brenda shtëpisë.

Sara si kapitene ka vendosur Xuxin dhe Kevin për të pastruar tualetet, pasi e njëjta i tha atij që e ka me merak të pastroj tualetet, fakt ky që e nervozoi Xuxin.

Me ironi Xuxi i tha Sarës se është “pastruesi më i mirë i tualeteve në shtëpi”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë nxiti debat të ashpër mes dyshes, të cilët diskutuan me tone të larta pranë banorëve të tjerë duke tentuar të sqaroheshin.

Ndër të tjera, Xuxi u shpreh se i ka ngelur hatri nga Sara, pasi kjo e fundit nuk e shpëtoi nga zinxhiri i nominimeve.

Për më shumë shiheni videon e mëposhtme:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme