Pa asnjë rezultat është përmbyllur takimi mes ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci me drejtuesit e SBASHK-ut, një ditë para protestës së thirrur nga këta të fundit.
Sipas njoftimit nga sindikata takimi në ministri u bë pas konferencës për media që mbajti SBASHK-u ku u priten nga ministrja Nagavci e zëvendësi i saj, Kelmendi.
“Ishte ky takim i shkurtër dhe ka përfunduar pa as edhe një rezultat ngase ministrja Nagavci nuk pati gatishmëri të bisedojë konkretisht për kërkesat legjitime të anëtarësisë që SBASHK-u i ka bërë publike tani e sa kohë”, thuhet në njoftim.
Kjo sindikatë thotë se nesër do të mbahet protesta e paralajmëruar dhe Këshilli Drejtues do të vendosë edhe për veprimet tjera sindikale.
“SBASHK uron që nesër në kuadër të protestës përfaqësues të MASHTI-t të takohen me udhëheqës të protestës në përpjeke për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dy palët”, përfundon komunikata e sindikatës./rtk
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...