Xheneta dhe Gjesti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
Me përfundimin e raportit të tyre kanë shpërthyer edhe akuzat për njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.
Gjesti u shpreh se Xheneta kurrë më nuk do ta ketë mundësi që të afrohet me të teksa u shpreh se kjo e fundit mbrëmë e ka treguar vetën.
“T’ka dalë fytyra dhe janë pa krejt senet, më nuk e ki mundësinë as me gishtin e vogël me më prek. Kurrë në jetë mos të ndodhë as me më këqyrë më – pasha Zoti as që të preku më” u shpreh Gjesti.
“Unë nuk du as me fol me një mashkull që flet keq me femrën e vet”, iu kundërpërgjigj Xheneta.
Gjesti, mes tjerash, i bëri thirrje ‘Vëllai të Madh’ që të sjell një banor të ri në këmbim të 10 mijë eurove nga çmimi i madh pasi siç tha ai ‘Bire një banor të ri se kjo për pare gjithçka bën, sjell edhe alkool me pi’.
Kësaj thirrjeje iu bashkua edhe Xheneta teksa u zotua se nëse do të realizohet kjo gjë do të dhurojë super spektakël.
“Dje thash për 10 mijë euro hi, gjithçka bëjë – bile ‘Vëllai i Madh’ të tregojë edhe kënd me pru nëse dëshiron super spektakël se Kevini s’ka bë kurgjo çka bëjë unë”, u shpreh Xheneta.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit