Manchester City nuk po kalon në formë aspak të mirë këtë sezon, ku së fundmi ka humbje ndeshjen e gjashtë në shtatë sfidat e fundit.
“Citiziens” u mposhtën në “Anfield Road” me rezultat 2-0 nga Liverpooli, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj ndeshje, Salah deklaroi se kjo mund të jetë ndeshja e fundit ndaj Cityt në “Anfield”, pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot e ka komentuar këtë deklaratë të Mohamed Salahut.
“Ndoshta ai di më shumë se ne për 115 akuzat, kështu që pret që ata të mos jenë në Premier League sezonin e ardhshëm. Ishte shaka, po e përsëris ishte një shaka”, ka dhënë Slot duke qeshur.
Kujtojmë se City është i akuzuar për Fair Play Financiar dhe është duke u gjykuar, teksa dënimi më i rëndë u raportua se mund të largohet nga Premier League dhe t’i merren disa tituj të fituar./Arbresh.info
🚨 Arne Slot on Mo Salah saying that Sunday could have been his last Anfield game vs Man City.
“Maybe Mo knows more about the 115 charges, so expects them not to be there next season… it was a joke!”.
“I repeat, a joke”.
🎥 @BeanymanSportspic.twitter.com/KHv8tujZwb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 3, 2024
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...