Kumbaro: Shqipëria vendi më i ri anëtar në Këshillin Global të Turizmit të Qëndrueshëm

14:24 | 3 Dhjetor 2024
K.B

Shqipëria është vendi më i ri anëtar në Këshillin Global të Turizmit të Qëndrueshëm.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro Furxhi.

Sipas saj kjo është një ngjarje e rëndësishme që e vendos Shqipërinë përkrah shteteve.
“Një ngjarje e rëndësishme që e vendos Shqipërinë përkrah shteteve, nismave dhe vendimarrjeve të rëndësishme lidhur me turizmin e qëndrueshëm duke certifikuar ndërkombëtarisht qasjen gjithpërfshirëse dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme të turizmit”, shkori Kumbaro në Facebook.

Ministrja ka thënë se Tirana bëhet gjithashtu vend pritës për evente të mëdha siç është “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm” që do të mbahet më 6 dhjetor me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të #GSTC, përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit, si dhe përfaqësues të sektorit privat të turizmit dhe industrisë, në bashkëorganizim me partnerët zviceranë./Arbresh.info/

Të ngjashme