Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Pas përfundimit të seancës dëgjimore, mbrojtësi i të dyshuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq tha para medieve se i mbrojturi i tij në gjykatore ka treguar për lëvizjet e tij në ditën kritike dhe se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në Zubin-Potok.
Avokati tha se në seancë Gjykata dëgjoi argumentet e prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes.
Vllajiq tha se besojnë që nuk ka arsye që të mbrojturit të tij t’i caktohet paraburgimi dhe se përveç kësaj, sipas tij, nuk ka asnjë provë për veprat për të cilat dyshohet ai.
“Ai dyshohet se është përgjegjës për sulmin ndaj rendit kushtetues duke shkatërruar objekte infrastrukturore, lidhur me terrorizmin dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe municionit”, tha Vllajiq.
Ai tha se i mbrojturi i tij para gjykatës ka shpjeguar lëvizjen e tij gjatë kohës kritike.
“I pandehuri ka shpjeguar lëvizjen e tij gjatë asaj kohe kritike që nuk ka lidhje me vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe kjo duhet të merret parasysh. Ne presim vendimin e gjykatës në lidhje me paraburgimin në kohën më të shkurtër të mundshme, në një ose dy orë”, tha Vllajiq.
Veç kësaj, Vllajiq pas seancës tha se municioni i gjetur në shtëpinë e të adyshuarit Viqentijeviq është e padiskutueshme, por që, sipas tij, nuk ka lidhje me shpërthimin.
“Nuk janë gjetur eksploziv, as çakmakë, as detonatorë, kështu që edhe ajo që është gjetur nuk e vërteton atë që pretendon prokurori i shtetit”, tha avokati Nebojsha Vllajiq.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit