Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku ka deklaruar se 90% e buxhetit të transportit rrugor janë projekte në vazhdim.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo ka theksuar se fondi i mirëmbajtjes së rrugëve ka gjithmonë më shumë nevojë sesa në të vërtetë buxhetohet.
“Fondi i mirëmbajtjes së rrugëve ka gjithmonë më shumë nevojë sesa në të vërtetë buxhetohet. Nga ana tjetër, duhet parasysh që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën studime të mirëfillta të transportit rajonal, sepse është shumë i rëndësishëm. Dua t’ju bëj me dije se 90% e buxhetit të transportit rrugor janë projekte në vazhdim. Kështu që kërkesa juaj do të bënte që shumë nga këto projekte të mos përfundonin. Ne të gjithë debitet e trashëguara në vite i mbyllim. Nuk e di se kujt zona ju i referoheni, se kanë më shumë akses se ç’kishin 10 vite më parë.
Të gjitha këto projekte i japin benefite ekonomike dhe zonave ku kalojnë. Mos harroni që kemi rehabilituar një sër rrugësh, që konsiderohen rurale por janë pjesë e fondit të mirëmbajtjes shqiptar. Me mirëadministrimin e financave dhe duke bërë të mundur brenda buxhetit, do të bëjmë që ky fond të rritet akoma më shumë. Kini parasysh që ARRSH vazhdon të përformojë në kushte shumë të vështira atmosferike”, u shpreh Balluku./abcnews.al
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...