Federata e Futbollit të Rumanisë i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Llozanë për ta apeluar vendimin e marrë javë më parë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s në lidhje me ndeshjen e ndërperë kundër Kosovës.
Ankesën në CAS, e ka konfirmuar kreu i federatës rumune, Razvan Burleanu që insistoi se nuk pajtohet me vendimin e UEFA-s pas incidenteve që ndodhën në në Bukuresht me 15 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja Rumani – Kosovë u ndërprerë pasi “Dardanët” nuk pranuan të ktheheshin në fushë për ta vazhduar lojën kur kishin mbetur edhe dy minuta deri në fund dhe rezultati ishte 0:0.
Federata rumune është e bindur se dënimet që i mori nga UEFA nuk janë të justifikuara dhe mbi të gjitha nuk është aspak që Kosova nuk u sanksionua.
“Kosova ka shkelur parimin më të rëndësishëm në futboll, që ndeshja të luhet në fushë. Megjithatë, ekipi kosovar nuk u sanksionua. Në vend të kësaj, morëm disa gjoba dhe një dënim që e konsiderojmë shumë të lartë”, ka thënë Burleanu, president i federatës rumune.
Po ashtu, federata rumune ka folur edhe për sjelljen e tifozëve rumunë që ishin të pranishëm në tribuna kundër Kosovës, duke thënë se ata janë provokuar nga lojtarët e ekipit mysafir dhe se ka shumë dëshmi për këtë.
Disiplinori i UEFA-s e regjistroi ndeshjen e ndërprerë me rezultatin zyrtar 3:0 në të mirë të Rumanisë, ndërsa gjobiti federatën rumune me plot 128 mijë euro dhe e sanksionoi me një ndeshje pa shikues.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është dënuar me 6 mijë euro për sjellje të pahijshme të skuadrës.
Gjithashtu, FFK-ja ka kërkuar dosjen e plotë nga UEFA dhe pasi të pranojë atë do t’i drejtohet CAS-it në Llozanë dhe është shprehur e kënaqur me dënimin që ka marrë Rumania.
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik