Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka premtuar punësim dhe pensione prej 500 euro për personat me nevoja të veçanta.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, Haradinaj ka thënë se ata tregojnë histori frymëzuese që na mësojnë për rëndësinë e vendosmërisë dhe durimit.
“Guximi dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të Personave me Nevoja të Veçanta në përballjen me sfidat e përditshme janë një dëshmi e pathyeshme e forcës së shpirtit njerëzor. Në çdo hap të tyre, në çdo arritje dhe buzëqeshje, ata tregojnë histori frymëzuese që na mësojnë për rëndësinë e vendosmërisë dhe durimit. Ëndrrat dhe aspiratat e tyre duhet të kenë të njëjtin respekt dhe mbështetje si ato të kujtdo tjetër. Kjo është një detyrë morale dhe shoqërore që nuk mund dhe nuk duhet ta neglizhojmë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka premtuar pensione prej 500 euro për këto kategori.
“Në asnjë rrethanë, nuk guxojmë ta turpërojmë vendin tonë duke mos u ofruar statusin dhe mbështetjen që meritojnë. Programi ynë parasheh masa konkrete për punësim dhe pensione të dinjitetshme prej 500 euro për Personat me Nevoja të Veçanta. Kjo është garancia jonë për një qasje të drejtë dhe për mbrojtjen e dinjitetit të tyre, duke treguar se si shoqëri vlerësojmë dhe mbështesim secilin individ”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale