Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.
LDK përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se Abdixhiku me ambasadoren Boven diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt.
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Boven, për përgatitjet që po i bën Lidhja Demokratike lidhur me zgjedhjet parlamentare, shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, si dhe për “Turneun e Ndryshimit” i cili po mbahet gjithandej Kosovës, e po ashtu edhe në mërgatë dhe mbështetjen e madhe qytetare që ka marrë ky turne”, thuhet në një njoftim.
Në fund të takimit, kreu i LDK-së falënderoi ambasadoren holandeze për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit./Arbresh.info
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...