Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka treguar një anë të dhimbshme nga fëmijëria e tij tek Sara.
Pas rrëfimit të Anisës se vuan nga skolioza, Driloni u shpreh se deri në moshën 17-vjecare ka vuajtur nga e njëjta sëmundje.
Driloni, mes tjerash, u shpreh se e ka vuajtur shumë si fëmijë sëmundjen prandaj e di saktë se cfarë po ndjen Anisa tani.
“Kur kam qenë i vogël deri në 17 vjeç e kam pasur ekzakt të njëjtën sëmundje. Kur ia kam pa fotografitë në rrëfim e kam ditë saktë se çka ka me dalë. Kur isha në shkollë më vinte marre dhe vesha gjempera për mbi. Nga fillimi deri në fund e kemi historinë e njëjtë”.
“Njerëzit më ngucshin e shpina më dhimbke, i kam mshu murit me shpinë që me drejtu – e vrajsha vetën duke dashtë me e drejtu shpinën. Por, këtë temë nuk kam dashtë më folë pasi është shumë private – kam pasur shumë sfida të dhimbshme në jetë por nuk dua të flasë për to këtu në shtëpi”, u shpreh Driloni .
Megjithatë, Driloni u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë pasi për vite me radhë ka shkuar në fizioterapi.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
“Unë ta kom maru kulaçin, të kam qitë ty jashtë”, Gjesti i ...
MPB publikon datat kur mund të shiten dhe përdoren fishekzja...
Ronaldo “fenomeni” i hynë garës për president të...
Vazhdojnë paqartësitë rreth dronëve në disa shtete amerikane
Ndahet nga jeta tragjikisht ish-lojtari i NBA-së, Janis Timm...
Hapet një GoFundMe për artisten Parashqevi Simaku – synohet ...