Google ADS

Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

12:44 | 3 Dhjetor 2024
E.K

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit tjetër për rastin e sulmit në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

Pas kësaj seance, pritet të merret vendimi për caktimin e masës së sigurisë.

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se i dyshuari është Jovan Viqentijeviq, vëllai i Dragisha Viqentijeviq, ky i fundit i dyshuari i parë për këtë rast, i cili gjendet nën masën e paraburgimit.

 

LEXO EDHE:

Një tjetër i dyshuar për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit paraqitet para gjykatës

 

Të ngjashme