Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, ku ai kritikoi sistemin e drejtësisë, veçanërisht kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës nuk mund të ketë kontroll mbi prokurorinë dhe drejtësinë, duke përmendur se çështja e Astrit Deharit ende nuk është zbardhur.
Ai gjithashtu kritikoi faktin se, edhe pas ndryshimit të Qeverisë katër vite më parë, disa figura kyçe në Këshillin e Prokurorisë dhe në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur të njëjtë.
Në reagimin e tyre, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit theksojnë se “Deklaratat e Kryeministrit për raste individuale, duke i interpretuar ato në mënyrën e tij dëshirore, pa i ditur faktet dhe duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme, lëndojnë ndjenjat e familjarëve të të ndjerëve, përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë dhe cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, thuhet në reagimin e tyre.
“Andaj, KPK dhe ZKPSH i bëjnë thirrje Kryeministrit të vendit, anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të partisë në pushtet që të jenë të përmbajtur, të tregojnë sjellje të përgjegjshme institucionale dhe të mos tentojnë që përmes diskursit dhe retorikës politike ta sulmojnë sistemin prokurorial”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit./Arbresh.info
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...