Ministri i Jashtëm i Italisë paralajmëroi për një krizë të re migracioni në Siri, mes ripërtëritjes së luftimeve midis forcave të regjimit të Bashar al-Asad dhe grupeve të armatosura të opozitës në vend.
“Libani tashmë po pret një milion refugjatë sirianë. Rreziku këtu është shfaqja e një krize të re migracioni si rezultat i një konflikti të brendshëm që mund të zgjasë gjatë”, u tha gazetarëve Antonio Tajani në margjinat e konferencës ndërkombëtare të ndihmës humanitare për Gazën në Kajro të hënën.
Ai gjithashtu paralajmëroi se ky konflikt, i cili prek drejtpërdrejt Libanin, mund të prekë edhe Evropën.
Forcat e opozitës, të përfshira në përleshje me forcat e regjimit për gjashtë ditët e fundit, kanë arritur përfitime të konsiderueshme territoriale, duke marrë nën kontroll qendrën rajonale të Alepos, si dhe zonat në jug të provincës Idlib drejt Hamës së kontrolluar nga regjimi./euronews
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...