Google ADS

Një tjetër i dyshuar për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit paraqitet para gjykatës

11:09 | 3 Dhjetor 2024
E.K

Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe një person të dyshuar për sulmin e fundit terrorist që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Varragë të Zubin Potokut.

Mirlinda Gashi, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka deklaruar për Arbresh.info se i dyshuari tjetër do të dalë para gjykatës, ku edhe do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tij.

Seanca gjyqësore ndaj tij pritet të nis në orën 10:30.

Në lidhje me sulmin terrorist, 10 persona janë shoqëruar në stacionin policor, dy prej tyre janë ndaluar, dhe për njërin është caktuar masa e paraburgimit për një muaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme