Gazetari kosovar, Zijadin Gashi, ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Gashi më 3 shtator e kishte rikthyer si temë çështjen e Trustit dhe pamundësisë së qytetarëve për të tërhequr paratë e tyre qoftë edhe për nevojën në rastet më të rënda shëndetësore.
Ai kishte treguar se përballja e tij me sëmundjen e kancerit dhe mos mundësia për të marrë paratë e tij në Trust ishte një përvojë aspak e mirë, shkruan Arbresh.info
Gashi përmes një postimi në Facebook kishte bërë thirrje që të ndryshohet ligji për Trustin dhe t’i mundësohet qytetarëve për raste të tilla nxjerrja e parave nga kursimet e tyre pensional.
Gashi kishte bërë thirrje publike Qeverisë së Kosovës, deputetëve, partive parlamentare në pushtet dhe opozitë që ta korrigjojnë ligjin për Trustin Pensional.
Gashi ishte shprehur se paratë e Trustit janë kontribute të qytetarëve por të cilat ata nuk mund t’i shfrytëzojnë edhe në rastin kur përballen me nevojën për jetë a vdekje.
“Beteja me kancerin më vuri para një sprove të madhe financiare, janë dhjetëra mijëra euro të domosdoshme për të përballuar shpenzimet fillestare për të cilat institucionet e shtetit nuk kanë kontribuuar me asnjë cent. Ndërkohë që paratë e mija të kursimeve në Trust mund t’i mbulonin këto shpenzime, mua nuk më është lejuar qasja në mjetet e mia, andaj deputetët duhet të mundësojnë decentralizimin e Trustit nëse jo për tjetër të paktën nga aspekti human”, ka shkruar Gashi, përcjell Arbresh.info
Ai konsideronte se ligjet e mira duhet të jenë në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe jo pengesë.
Çfarë shkroi Gashi në statusin e tij ku kërkon që të ndryshohet ky ligj:
Thirrje publike Kryeministrit, Kabinetit Qeveritar, deputetëve, partive parlamentare në pushtet dhe opozitë: Korrigjojeni ligjin diskriminues të miratuar nga Kuvendi i Republikës
Ligji për Trustin Pensional buron nga ish administrata e UNMIK-ut që nënkuptonte se do të duhej të ishte një ligj kalimtar për tu hartuar dhe fuqizuar në një ligj të përhershëm nga Kuvendi i Republikës. Por, mangësitë e ligjit të UNMIK-ut u barten edhe në ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Këtë thirrje publike e bëj me shkas, nga një rast me të cilin po përballem vet. Paratë e Trustit janë kontribute të qytetarëve por të cilat ata nuk mund t’i shfrytëzojnë edhe në rastin kur përballen me nevojën për jetë a vdekje.
Beteja me kancerin më vuri para një sprove të madhe financiare, janë dhjetëra mijëra euro të domosdoshme për të përballuar shpenzimet fillestare për të cilat institucionet e shtetit nuk kanë kontribuuar me asnjë cent. Ndërkohë që paratë e mija të kursimeve në Trust mund t’i mbulonin këto shpenzime, mua nuk më është lejuar qasja në mjetet e mia, andaj deputetët duhet të mundësojnë decentralizimin e Trustit nëse jo për tjetër të paktën nga aspekti human. Konsideroj se ligjet e mira duhet të jenë në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe jo pengesë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Të mundësohet tërheqja e mjeteve të Trustit deri 30% për nevoja shëndetësore dhe sociale”
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...