Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar.
Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta.
Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar.
Aftësia e kufizuar nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë.
Kjo ditë festohet për të nxjerrë në pah çështjet që prekin personat me aftësi të kufizuara dhe për të mbrojtur mirëqenien, dinjitetin dhe të drejtat themelore të tyre. Po ashtu për të inkurajuar rritjen e asimilimit të personave me aftësi të kufizuara në aspektet socio-politike, ekonomike dhe kulturore të jetës.
Tema e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, këtë vit, është “Zgjidhjet transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës: roli i inovacionit në nxitjen e një bote të aksesueshme dhe të barabartë”. Festimi i vitit 2022 do të fokusohet në nevojën për zgjidhje inovative për të ndihmuar në krijimin e një modeli zhvillimor gjithëpërfshirës për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara.
Konventa e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar, e ndërtuar përgjatë disa dekadave të punës së Kombeve të Bashkuara dhe përshtatur në vitin 2008, ka përparuar edhe më shumë me implementimin e Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, dhe dokumenteve të tjera të ngjashme.
Aftësia e kufizuar trajtohet në pjesë të ndryshme të këtij dokumenti, që kanë të bëjnë me edukimin, zhvillimin, pabarazinë, përfshirjen në situata të larmishme jetësore, mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...