Kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës, sonte ka përuruar objektin e rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit në Mitrovicë.
Hamza ka thënë se në këtë objekt të rinovuar, njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja, shkruan Arbresh.info.
“Sonte e rihapëm derën e Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit, objekt krejtësisht i rinovuar, ku njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja. Objektin e kemi bërë më të bukur, më efiçient dhe me standarde të së ardhmës së gjelbër. Ndërsa, sallën e teatrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e kemi bërë shumë më moderne. Në këtë shtëpi të identitetit kulturor të Mitrovicës bashkohen arti, trashëgimia historike dhe qytetaria jonë, ndërkohë që vazhdon të rrjedhë krijimtaria e mitrovicasve.”, ka shkruar Hamza.
“Mitrovica ju pret #mamirë e krahëhapur!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Rrëfimi drithërues i Anisës për vështirësitë e mëdha që ia s...
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...