Fenerbahçes ka mundur Gaziantepin me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Turqisë, duke iu afruan liderit Galatsaray me vetëm tre pikë.
Feneri ka shfrytëzuar gabimin e rivalit të tyre më të madh, i cili dje luajti vetëm barazimin 2-2 ndaj Eyupsporit në fushën e tyre dhe u rikthye plotësisht në garën për titull.
Oguz Aydin, Rodrigo Becao dhe Edin Dzeko i shënuan golat në fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos.
Në 13 ndeshje të Superligës së Turqisë, Dzeko ka shënuar tetë gola, ndërsa ka katër gola në katër ndeshje kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe një në Ligën e Evropës.
Ai edhe pse në moshë deri tani ka 13 gola me fanellën e Fenerbahces në të gjitha garat.
Fenerbahçe do të presë Besiktasin në xhiron e ardhshme, tjetër derbi i madh turk.
Mucunski: Është shumë herët për të folur për Ukrainën në NAT...
Aksident në Durrës – makina përplas një të moshuar, sh...
Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, Osmani bisedon me O’Brien ...
Driloni dhe Anisa ushtrojnë boks së bashku
Vedat Muriqi i shënon Barcelonës, menjëherë pasi u kthye nga...
Debate rreth ndarjes së punëve të shtëpisë nga Sara