Kryetari i Aleancës e Ardhmërisë të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Mitrovica.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Mitrovicën do ta bëj qytetin e ndryshimit dhe të shpresës, shkruan Arbresh.info.
“Mitrovica është zemra e qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Me planin tonë për Kosovën Fituese, do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar qindra vende të reja pune. Do të përfundojmë rrugën Prishtinë-Mitrovicë me standardet më të larta, do të rregullojmë shtretërit e lumenjve Sitnica dhe Lushta dhe do të rinovojmë shkollat “Ismail Qemali” dhe “Fazli Greiçevci”. Përtej kësaj, Shala e Bajgorës do të shndërrohet në një destinacion turistik të klasit të parë, ndërsa mbështetja për bujqësinë në Vinarc dhe Gushafc do të ofrojë mundësi të reja për fermerët”, ka thënë Haradinaj.
“Pjesë e këtij ndryshimi është edhe ekipi ynë i sprovuar: Qazim Nimani, Fitore Gerxhaliu Dolak dhe Muhamet Mujaj – njerëz që e njohin çdo sfidë të Mitrovicës dhe punojnë me përkushtim krah për krah me qytetarët. Ata janë zëri dhe garancia e një vizioni që e kthen Mitrovicën në një model zhvillimi për Kosovën. Ky vizion shtrihet përtej projekteve lokale, duke përfshirë kthesën e madhe drejt anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, që garanton një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht”, është shprehur Haradinaj.
“Së bashku, do ta bëjmë Mitrovicën qytetin e ndryshimit dhe të shpresës. Ky është momenti për të ndërtuar të ardhmen që meriton çdo mitrovicas – një qytet ku të rinjtë qëndrojnë për të ndërtuar jetën e tyre dhe një Kosovë ku zhvillimi, siguria dhe dinjiteti janë të prekshme për të gjithë”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...