Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilit informon për punën që po bëhet për ndërtimin e shëtitores së Tushemishtit në Pogradec.
Mësohet se ka përfunduar edhe segmenti rrugor që lidh Tushemishtin me Doganën.
Kryeministri, me këtë rast ka ndarë edhe fotot nga punimet për këtë projekt.
“Vijon puna për ndërtimin e shëtitores së Tushemishtit në Pogradec, ndërkohë që segmenti rrugor “Tushemisht – Doganë ka përfunduar”, shkruan Rama.
Drilon-Tushemisht ndodhet në një hapësirë e vogël gjeografike, ku ndërthuren burimet e Drilonit, liqeni i Pogradecit, shtëpitë karakteristike të zonës, rrugë të ngushta kalimi dhe peizazhe piktoreske, të cilat krijojnë një oaz me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit në zonë.
Projekti lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve kryesisht këmbësore, të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht.
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...
Kosovare Asllani nesër përballet sërish me Serbinë