Google ADS

Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëvizje nga klubi i tij

18:35 | 2 Dhjetor 2024
D.H

Mohamed Salah është treguar i gatshëm të pranojë një kontratë njëvjeçare me Liverpoolin, por po ndihet i frustruar me mënyrën e bisedimeve të klubit.

Sulmuesi ende është duke e pritur Liverpoolin për të mësuar se në çfarë pozicioni ndodhen nga klubi dhe për kushtet e kontratës së re, ndonëse për të ka interesim nga klube të mëdha europiane, për të nënshkruar si transferim i lirë verën e ardhshme.

Egjiptiani ende nuk ka nisur bisedimet me ndonjë klub, pasi nuk ia lejon kontrata e tij, por kjo do të ndryshojë nga 1 janari, me lojtarin që ka të drejt të nënshkruajë para-kontratë me çdo klub jashtë Anglisë.

Një raportim nga “L’Equipe” e ka lidhur Salahun me një kalim te PSG-ja, por nga klubi kanë bërë me dije se këto lajme nuk janë të vërteta, shkruan “The Athletic”.

Liverpooli thotë se vazhdimisht ka kontaktuar me menaxherin e lojtarit, Ramy Abbas, mirëpo Salah duket i frustruar me shpejtësinë e bisedimeve dhe ende nuk është i bindur që klubi do të pajtohet me kushtet e tij.

Pas fitores ndaj Southamptonit javën e kaluar, Salahu ka thënë se është më shumë “jashtë Liverpoolit sesa breda”, dhe u shpreh i brengosur që një ofertë konkrete nga klubi ende s’ka ardhur.

Prioriteti i Salahut është që të vazhdojë qëndrimin në “Anfield” dhe nuk po e mendon largimit.

Ai beson se është një lojtarët më të mirë të botës dhe beson se kushtet e reja të kontratës duhet të përshtaten me statusin e tij.

Salah ka shënuar 13 gola në 20 ndeshjet e Liverpoolit në të gjitha garat këtë sezon, madje duke kontribuuar edhe me 11 asistime.

Kontrata aktuale e Salahut e mban atë lojtarin më të paguar në klub, por edhe në historinë e tij.

Mohamed Salah iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 nga AS Roma, derisa paraparakisht ka luajtur për Fiorentinën, Chelsean dhe Baselin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme