Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.
Kështu ka bërë të ditur kompania në një postim në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit thuhet se momentalisht, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar.
“Të nderuar konsumatorë, U njoftojmë së sapo kemi filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol. Momentalisht, jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar. Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja hixhenike dhe jo për pije. Ju faleminderi për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull