Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova për 80-vjetorin e lindjes së tij.
Abdixhiku bëri të ditur se tashmë shënimi i kësaj ditëlindje është bërë traditë ndërsa theksoi se bashkëshortja e presidentit Rugova, Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën e preferuar të Presidentit, Tiramisu, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Në 80 vjetorin e lindjes së Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, vizitova zonjën Fana dhe familjen Rugova.
Vizitën e bëra i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit; udhëtarë e bashkëpunëtorë të mi edhe sot, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin.
Në traditën tashmë të përvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e Presidentit; të shijuar për herë të parë në Romë.
Presidenti ka vetëm ditëlindje!
80 vite më parë, lindi shqiptari më i madh i kohërave. Pjesa tjetër është një histori e paarritshme, e papërsëritshme.
Ajo na qëndron sot si dritë udhërrëfyese për të bërë të ardhmen!/Arbresh.info
Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Damiree Burns MVP i javës së 10-të në elitën e basketbollit ...
Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroris...
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin
KOK-u dënon dhunën në volejboll të shfaqur në ndeshjen final...