Është mbajtur sot prezantimi i edicionit të pestë të Librit të Bardhë të Këshillit të Investitorëve Evropianë, ngjarje kjo në të cilën mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Fillimisht, në fjalën e tij, kryeministri tha se kjo ngjarje e ky prezantim është dëshmi e rikonfirmimit të angazhimit tonë të përbashkët për të përmirësuar panoramën ekonomike të Kosovës, transmeton Arbresh.info
Teksa falënderoi Këshillin e Investitorëve Evropianë dhe anëtarët e tij për angazhimin e tyre, Kurti vlerësoi se Publikimi i Librit të Bardhë 2024, është një dokument i vlefshëm plot me analiza e të dhëna i përgatitur nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, që përmban edhe rekomandime që janë të rëndësishme për ne si Qeveri edhe për të gjitha institucionet e tjera shtetërore.
“Kosova, si një shtet i ri, evropian dhe me moshë mesatare të re, po tregon çdo ditë se demokracia dhe zhvillimi mund të ecin paralelisht e bashkë me njëri-tjetrin. Edhe raportet ndërkombëtare të organizatave si, World Justice Project, Transparency International, Freedom House, Gallup, V-Dem Institute, si dhe Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar, janë tregues e dëshmues të progresit dhe qëndrueshmërisë së progresit në vendin tonë dhe nivelit të lartë të arritjeve, sidomos në vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse shteti ynë po sulmohet, pse duan të na e ndalin hovin. Por nuk do t’ia dalin.” tha kryeministri përgjatë fjalës së tij.
Ai trajtoi edhe përparimet dhe zhvillimet që janë bërë në aspektin e zhvillimit ekonomik në katër vitet e fundit si rritja mesatare ekonomike, dyfishimi i eksporteve, përmirësimi i raportit eksport-import, rritje e investimeve të huaja, rritje e punësimit e si rezultat ulje e papunësisë, pagë minimale e re, përkrahje direkte për punësimin e mbi 12 mijë grave, borxh publik të ulët duke qenë më i ulëti në Evropë, dhe rritje të shpenzimeve kapitale.
“Në fjalimin tim në Librin e parë të Bardhë të prezantuar gjatë qeverisjes sonë në dhjetor të vitit 2021, pra vetëm nëntë muaj pas fillimit të mandatit tonë qeverisës, pata thënë se “Ekonomia e Kosovës është jo vetëm e uritur por edhe e etur për investime.” E pata theksuar këtë, sepse vendi ynë kishte nevojë për kalimin kah zhvillimi ekonomik, e për këtë na duhej rritje e investimeve, që prekte drejtpërdrejt mandej edhe rritjen e punësimit edhe rritjen e produktivitetit, sepse na duhet të rrisim edhe produktivitetin përbrenda rritjes së ekonomisë. Sot, tri vite më vonë, të gjithë indikatorët ekonomikë të Kosovës, tregojnë që e kemi arritur këtë dhe se jemi në rrugë të mbarë. Kemi punuar drejt dhe me politika të qëlluara, që kanë sjellë ndikim pozitiv në ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve.” theksoi kryeministri./Arbresh.info
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...
Baerbock: Mbështetja e Kinës për Rusinë po ndikon në lidhjet...
Ndalohen dy persona, dyshohet se kërkuan 25 mijë euro ryshfe...
Arb Manaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Prokuroria tregon se hetimet për sulmin në Ibër Lepenc po va...
Pas fitores bindëse, Kosova pëson humbje në miqësoren e dytë...