Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA ka dënuar ashpër sulmin e së premtes në kanalin e Ibër Lepencit.
Këtë deklaratë ai e dha pas takimit që e zhvilloi me kryeministrin e vendit, Albin Kurti teksa ka theksuar mbështetjen plotë për autoritetet kosovare për hetimet.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara, dua të them atë që kemi thënë tashmë, se ne e dënojmë sa më shumë që të jetë e mundur këtë sulm të tmerrshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike të vendit, duke rrezikuar ngrohjen dhe duke rrezikuar ujin e pijshëm. SHBA mbështet një hetim gjithëpërfshirës. Ne i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë autoriteteve të Kosovës në këtë hetim. Mendojmë se është e rëndësishme që personat përgjegjës të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës. Këto veprime të dhunshme janë të pafalshme”, tha ambasadori amerikan.
Teksa përgëzoi autoritetet kosovare për reagim të shpejt, Hovenier u pyet se a qëndron Serbia prapa këtij akti ndërsa ambasadori u shpreh se në këtë pikë nuk mund të themi asgjë.
“Pra, në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron pas sulmit. Kjo është herët dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se ne u kemi ofruar mbështetjen tonë autoriteteve të Kosovës dhe mendojmë se është e rëndësishme që të ketë një hetim shumë të besueshëm dhe të plotë për të identifikuar ata që mbahen përgjegjës dhe për t’u siguruar që ata që janë përgjegjës dhe të sigurohemi që ata të mbahen të përgjegjshëm”, tha Hovenier./Arbresh.info
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...