Google ADS

Chelsea shënon fitore të rëndësishme ndaj Aston Villas

16:46 | 1 Dhjetor 2024
D.H

Chelsea ka arritur të mposhtë Aston Villan me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 13-të në elitën e futbollit anglez.

Nicolas Jackson pas vetëm shtatë minutash lojë, zhbllokoi sfidën, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa goli i dytë erdhi nga Enzo Fernandez, nëntë minuta pa përfunduar pjesa e parë, pas një asistimi nga Cole Palmer.

Pasi i dha topin Enzo, Palmerit i erdhi radha të shënoj vetë. Futbollisti anglez shtatë minuta para fundit të ndeshjes i dha epilogun final kësaj ndeshje duke shënuar për 3-0.

Me këtë fitore, “Blutë e Londrës” arritën ën kuotën e 25 pikëve aq sa ka edhe Arsenali dhe ndajnë pozitat dy dhe tre.

Sfidën e radhës të drejtuarit e Enzo Marescas e luajnë në mesjavë ndaj Southamptonit, kurse Villa përballet me Brentfordin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme