Presindeti i sapozgjedhur i ShBA-së Donald Trump, ka bërë të ditur se ka në plan të emërojë Kash Patel si drejtor të FBI-së, duke zëvendësuar Christopher Wray. Patel.
Ky i fundit njihet si një kritik i ashpër i agjencisë, ndërsa ka kërkuar që të mbyllet selia e FBI-së në Uashington dhe të pushohet drejtuesi i saj, duke e konsideruar atë pjesë të një “shteti të thellë” që vepron kundër tij.
I njohur për mbështetje të politikave të Trumpit, Patel ka pasur pozita të rëndësishme në administratën e kaluar, por ka pak përvojë në menaxhimin e agjencive të ligjshmërisë.
Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trumpi kishte kritikuar Wrayin dhe tani dëshiron ta largojë, pavarësisht se mandati i përfundon në 2027, shkruan The New York Times, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkohë, shumë ekspertë të sigurisë kanë shprehur shqetësim për ndikimin që mund të ketë një emërim i Patelit në pavarësinë dhe autoritetin e FBI-së.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...